HOME | CONTACT US
  Internationally Recognized Federations
Handball Federation Note: PROVISIONAL
(CLUB COMPETITIONS ONLY)
  Nationally Recognized Federations
  SUPPORTED BY
 
LOGO: Kosova the Country of Sport


MAJLINDA KELMENDI KAMPIONE BOTE

Në kampionatin botëror për të rinj deri në moshën 20 vjeçare,që u mbajt në Parsi,xhudistja kosovare fitoi titullin e Kampiones Botërore në kategorinë deri në 52 kg.

Ajo në finale mposhti rivalen nga Izraeli Levy Shaharin,ndërsas në gjysmëfinale japonezen Chiho Kagaya. Në fazën eliminatore arriti të i mënjanoj radhazi algjerianen Haoula Hariem,gjermanen Jackueline Lisson dhe me ipon ukraianesen Maria Buiok.

Majlinda, 18 vjeçare, dy javë më parë ngadhnjeu edhe në Kapionatin Evropian për juniore.




Majlinda Kelmendi kampionee botërore në xhudo në kategorinë deri në 52 kg.

Iniciativa për shpalljen e Kosovës Shtet i Sportit

SPORTI SI KULTURE ANTIKE DHE DOMOSDOSHMERI MODERNE

Në ditët e sotme, njerëzit kërkojnë të kenë një cilësi më të mirë jete. Loja, sporti është një prej pasurive më të çmuara që ka njerëzimi. Në dinamikën e zhvillimit njerëzor, sporti prezantohet si kultura më antike. Ai është një faktor i dinamikës fizike, psikike, ekonomike, kulturore, sociale dhe humanitare të një populli. Shtetet që mendojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës së popullit të tyre, e vendosin sportin nëpërmjet organizimeve efikase dhe efiçente , në themel të jetës sociale. Një organizim i tillë i përshtatshëm ndikon ne ngritjen e shëndetit mendor dhe fizik, avancon raportet sociale,ndikon ne mirëqenien ekonomike.

Sportistët në shoqëri janë individ te respektuar e ata me rezultate kulmore te admiruar.
Ekziston një motivacion i fuqishëm për rezultate kulmore te cilat duhet mbështetur edhe me mbështetje institucionale bazuar ne meritokracinë. Realizimi i këtij objektivi është i lidhur direkt me infrastrukturën përkatëse. Nga njëra anë, këtu nënkuptohet infrastruktura e terreneve, impianteve dhe ambienteve sportive, faktori i rëndësishëm financiar dhe, nga ana tjetër, infrastruktura e burimeve njerëzore dhe sidomos superstruktura e saj, që është drejtimi, i cili përbën faktorin kryesor për progres.


KOSOVA SHTETI MË I RI (x2) NË EUROPË

Shpesh dëgjohet që rinia jonë e cila e përbën pjesën dërmuese të popullatës së Kosovës është pasuria jonë me e madhe. Por,pasurinë duhet ruajtur dhe kujdesur për te,sepse në rastin tonë ajo mund të shëndrohet në problemin dhe barrën kryesore të shoqërisë.

Papunësia në Kosovë sa vjen e rritet në raport me rritjen e numrit të rinisë që behet e aftë dhe kerkon pune. Çdo vit në tregun e punës në Kosovë vijnë 10 mijë të rinj.
Në raportin (edicionin special te vitit te kaluar) të UNDP "Kosovo early report" paraqiten të dhënat të cilat më së miri pasqyrojnë situatën momentale në Kosovë dhe brengat e popullatës. Derisa në dhjetor të vitit 2007 ,statusi i Kosovës ishte prioriteti më i lartë tek 32% të të anketuarve, sot kjo pothuajse nuk i preokupon fare. Papunësi ishte brengë e 17% të të anketuarve, ndërsa varfëria tek 15% të tyre. Sot kjo ka ndryshuar në mënyrë drastike duke u ngritur në 32.1% për papunësi dhe 22.7% për varfëri. Ky trend pa mëdyshje do të vie duke u rritur.
Nuk është reale të pritet që cilado qeveri në Kosovë do të jetë në gjendje të ndryshoj radikalisht situatën ekonomike dhe sociale dhe është reale të pritet që këto brenga vetëm do të rriten e që do të sjellin edhe rritje te dukurive negative ne shoqëri. Papunësia dhe varfëria do të sjellin ngritjen e numrit të rasteve sociale, kriminalitetit dhe dukurive te shëmtuara nder rinin tonë.

Rininë e Kosovës duhet animuar duhet gjetur format që ajo të jetë në shërbim të afirmimit te shtetit, familjes, vetes se tyre dhe vlerave më të larta të shoqërisë.

Ne duhet te mobilizohemi që të punojmë në evitimin e eskalimit të dukurive negative
dhe te krijojmë ambient për zhvillimin e një rinie te shëndoshë.

KOSOVA SHTET I SPORTIT

STRATEGJIA SHTETËRORE NË PLANIN E BRENDSHËM

Mënyra më e mirë, e gjithsesi më e lirë për të zgjedhur problemin në horizont është animimi i kësaj rinie me sport dhe aktivitete kulturore.

Me këtë qëllim ne sot e promovojmë nismën për shpalljen përkatësisht deklarimin e Kosovës si SHTET I SPORTIT,I pari I këtij lloji në botë.

Kjo kuptohet ka implikime buxhetore dhe propozojm që në vend të 0.8% të buxhetit shtetëror, sa tash ndahet për këtë ministri, kjo të bëhet 4-5% apo rreth 60 milion euro. Kjo shumë është ndjeshëm më e lartë dhe implikon ne strukturën e tanishme te buxhetit te Kosovës, por jemi të bindur, shumë më pak se sa që do të kushtojë ballafaqimi me pasojat pas 2-3-4 viteve.

Kuptohet që jetësimi i ligjit mbi sponsorime duhet të sjellë mjete shtesë për këto veprimtari duke e lëvizur dhe motivuar tërë sistemin shoqëror për jetësimin sa më të mirë të këtij qëllimi.

Këto mjete do të përdoren për ndërtimin e palestrave ,fushave dhe objekteve tjera sportive në tërë Kosovën, sidomos në vende më të vogla por edhe në ato me koncentrim të madh të popullatës së re. Duhet të ndërtojmë edhe objekte të cilësisë evropiane , palestra dhe stadiume me kapacitete dhe shërbime të kënaqshme. Këto zaten janë themelore në një SHTET TË SPORTIT.
Shkollat e Kosovës nuk guxojnë të ndërtohen pa palestra apo fusha sporti.

Një shumë e lartë do të përdorej për stimulim direkt të sportistëve,sigurimin e pajisjeve sportive, sportit të femrave në veçanti dhe ngjarjeve tjera që tërheqin interesin e një numri të madh të rinjve. Shkollimi i ekspertëve të sportit dhe edukatës fizike Brenda dhe jashtë vendit, hapja e akademive të sportit, sjellja e ekspertëve në fushën e menaxhimit të sportit dhe trajnerëve , organizimi I konferencave dhe kampionateve me përmasa ndërkombëtare dhe lobimin për shtetin dhe sportin tonë.
Kjo do të stimuloj një mendim ndryshe , një mendim pozitiv ,duke i dhënë rinisë sonë motivim për një jetë të shëndosh e nëpërmjet të cilës edhe do të mund të gjejnë një mundësi për afirmim dhe jetë më të mirë.

SI STRATEGJI PËR IMAZH - PLANI NDËRKOMËTAR

Kosova ka një imazh jo edhe aq pozitiv në botë. Është përshtypje e qytetarit të rëndomtë botëror që në Kosovë ka luftë, dhunë, korrupsion, ekstremizëm,pasiguri...
Një hap i tillë ,KOSOVA SHTET SPORTI , me siguri se do ti intrigoj njerëzit anekënd rruzullit që të marrin informacion për realitetin në Kosovë .
Edhe kjo është një formë, me siguri më e lira,për të promovuar shtetin më të ri në botë.

Me sport hapen edhe shumë dyer tjera në botë .Miqësi të reja, imazh më i mirë,por edhe interesim i komunitetit botëror nga biznesi,sporti,organizata të ndryshme kulturore dhe rinore për investim në Kosovë dhe prezencën e tyre në një shtet, TË VETMIN NË BOTË, të sportit.
Me siguri se edhe një numër i donatorëve do të shfaqin interesin e tyre për këtë sferë,e kjo do ti sjellë shtetit tonë edhe më shumë dobi.
Rezultatet e mira që do rrjedhin nga ky përkushtim i Kosovës do të jenë promotor i fuqishëm i shtetit më të ri në botë.

Besojmë që mendimet e lartshënuara mund të kërkojnë edhe një hulumtim shkencor i cili do ti konfirmoj këto pohime, mund të jenë një bazë e mirë për të konkretizuar nismën ambicioze për KOSOVEN SHTET TË SPORTIT.